Lideri i Partisë Liberal–Demokrate të Serbisë, Cedomir Jovanovic
deklaroi mbrëmjen e djeshme se politika serbe ndaj Kosovës ka pësuar
disfatë.

Sipas tij, tani është e nevojshme normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës.

“Duhet një kthesë e menjëhershme në politikën tonë ndaj Kosovës dhe duhet bërë e qartë se prioritet i Serbisë është krijimi i kushteve normale për serbët në Kosovë. Nëse vendosim këtë qëllim para vetes, atëherë parakushti për arritjen e tij është normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës”, deklaroi Jovanovic në një seminar të organizuar nga fondacioni gjerman “Fridrih Nauman”, në Nish.

Sipas politikanit të moderuar serb, normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët mund të fillojë vetëm atëherë kur Beogradi do të respektojë interesat e tyre, të konkretizuara në realizimin e shtetit, që është njohur nga 100 vende anëtare të OKB-së.

“Serbia duhet ta shohë Kosovën me këndvështrimin e duhur. PLD mendon se duhet të respektohet plani i Ahtisarit”, ka shtuar Jovanovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA