Zgjidhje për veriun e Kosovës sikurse Katalonia e Spanjës. Ky është propozimi më i fundit i bërë nga shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Prishtinë, Piter Faith në një intervistë për “Observer” të premten.
Të menjëhershme ishin reagimet e njohës vetë çështjeve kushtetuese në Kosovë.
Aq më tepër kur diçka e tillë propozohet nga njeriu i cili mbikëqyr zbatimin e pakos së Ahtisarit dhe kur veriu po kalon në një periudhë me tensione.
Profesori universitar Mazllum Baraliu vlerëson se ky qëndrim i Piter Faith është në favor të Serbisë, i pamenduar dhe në kundërshtim me shtetet e BE-së që i njohin kufijtë e Kosovës.
Teksa e quan të çuditshme idenë e Piter Faith madje kërkon nga ai që t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës, në analizën e tij Baraliu nuk gjen elemente të përbashkëta ndërmjet Katalonisë së Spanjës dhe veriut të Kosovës.
“Nuk ka të drejtë ai zotëri dhe askush tjetër. Sepse Katalonja është njësi federale e Spanjës e cila ka një subjektivitet shumë specifik brenda Spanjës. Marrja shembull e Katalonjës është e papranueshme sepse s’ka asgjë të përbashkët”, është shprehur Baraliu.
Qeveria nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj qëndrimit të shefit të zyrës civile ndërkombëtare Pieter Faith.
Por në një komunikim nëpërmjet telefonit, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se Pakoja është e mjaftueshme dhe është treguar se aty ku zbatohet është integruese për minoritetet.
Top Channel