“Vdekja e Shqipërisë demokratike”

08/09/2011 15:00

“Vdekja e zgjatur e Shqipërise demokratike” është titulli i një
artikulli të “Euobserver”, që nënkupton fare qartë cfarë vjen më pas.

Dimitar Bechev e nis shkrimin e tij me pershendetjen qe iu be vendit tone nga “Financial Times” ne 2010-ten si nje prej subjekteve me intrigues te vitit. “Dy dekada pas shembjes se njerit prej regjimeve me shtypese dhe te egra te bllokut komunist, vendi duket se e ka marre veten, u pranua ne NATO ne 2008-ten dhe shpreson anetaresimin ne Bashkimin Europian”.

Por per Bechev, ky imazh i Shqiperise ishte si ajo hija e lehte roze ne faqet e nje pacienti ne prag te vdekjes. “Realiteti eshte shume ndryshe”, shkruan ai. Shqiperia prej dy vjetesh eshte politikisht e paralizuar nga nje ngerc mes qeverise se kryeministrit Sali Berisha dhe opozites se kryesuar nga Edi Rama. Nje ngerc, i cili nisi ne 2009-ten kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare ne ate qe shume pak vete e konsiderojne si nje konkurim te ndershem me socialistet.

Opozita refuzoi te hynte ne parlament dhe kur e beri kete, nuk mori pjese ne ceshtjet legjislative, duke e kthyer Shqiperine ne vendin e vetem te Europes pa nje marredhenie formale mes qeverise dhe opozites. Kete vit, pas protestave te janarit dhe vrasjes se kater personave, situata shkoi nga keq ne shume keq. Zgjedhjet lokale, perfshi ato per kryetarin e bashkise se Tiranes, u shenjuan nga parregullsi dhe nje proces ligjor post-zgjedhor qe shume e vene ne pikepyetje.

Pasi vezhgoi zgjedhjet vendore dhe sherret qe i pasuan, ambasadori danez ne Shqiperi deklaroi se ishin kunder frymes se demokracise dhe lojes se ndershme. Autori i artikulli merr me pas ne nje analize te detajuar situaten dhe del ne perfundimin se per gjendjen e krijuar, duhen fajesuar te dy aktoret kryesore politike, si Berisha ashtu edhe Rama.

“Por pjesa e luanit, – thote ai, -i takon kryeministrit. Asnje individ tjeter nuk ka pasur ndikim kaq te madh mbi Shqiperine post-komuniste. Berisha, ish-anetar i Partise Komuniste beri thirrje per demokraci ne vitet 90, fitoi zgjedhjet e para demokratike vetem per t’u rrezuar ne 1997-ten, dhe u rikthye ne pushtet ne vitin 2005, i vendosur me sa duket te mos e leshoje me”.

“Populli shqiptar duroi ndoshta me shume se te gjithe te tjeret ne bllokun komunist, e megjithate,- thote Bechev, doli nga sistemi i vjeter me nje energji per sipermarrje, qe duket me shume amerikane se europiane. Ai meriton me shume sesa zgjedhjet e manipuluara qe i ofrohen”.

Nese qeverite europiane duan nje partner per te bere biznes dhe nje demokraci te vertete,- vazhdon artikulli,- atehere duhet te mbajne me Tiranen nje qendrim shume me te palekundur nga sa kane bere deri tani.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA