Nikolla: ACR të respektojë ligjin
08/09/2011 18:15
Kreu i konferderatës së sindikatave, Kolë Nikolla reagon pas deklaratës së ACR-së.
“ACR të respektojë ligjin dhe të mos hedh lajme të rreme në publik. Ajo duhet të garantojë kryerjen e investimeve sipas kontratës”, është shprehur Nikolla.
“ACR të respektojë kushtet e punës dhe pastaj të kërkojë fillimin e saj. T’i drejtohet gjykatës ose Ministrisë së Punës për ndërmjetësim, sipas ligjit”, theksoi Nikolla.
Top Channel