Në Maqedoni po festohet sot me manifestime të shumta 20-vjetori i
pavarësisë. Pritet që më vonë të ketë tubime të mëdha të qytetarëve në
Shkup, për të festuar.

Maqedonia, vend me dy milionë banorë, është e vetmja ish-republikë jugosllave që fitoi pavarësinë pa luftë.

Megjithatë, një konflikt i armatosur u verifikua në vitin 2001, kur shqiptarët u rebeluan për të kërkuar më shumë të drejta.

Konflikti në fjalë u zgjidh pas një seri negociatash, që përfundun me firmosjen e Marrëveshjes së Ohrit.

Por që prej pavarësisë Maqedonia është përfshirë në kontestin e emrit me Greqinë, si dhe në atë të gjuhës me Bullgarinë.

Greqia pretendon se emri “Maqedoni” mund të sjellë ngatërresa territoriale për shkak të një province greke që ka të njëjtin emër.

Ndërsa Bullgaria, nga ana e saj, pretendon se gjuha maqedonase është vetëm një dialekt i gjuhës bullgare.

Bojkotojnë partitë shqiptare
 
Një ditë më parë në një seancë solemne në Kuvend nisën manifestimet dy ditore për shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski, para politikanëve vendor dhe diplomatëve të huaj tha se Maqedonia është shtet multientik dhe u përket të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe feje.

“Ndërtimi i raporteve të mira ndëretnike është një aspekt shume i rëndësishëm që shënon këtë jubile. Maqedonia është shtet i të gjithëve, maqedonasve, shqiptarëve, turqeve, serbëve e romëve. Ndjenja për të qenë autokton në këtë vend, na bashkon të gjithëve, pa dallim gjuhësqë flasim dhe Zotit të cilit i lutemi. Edhe pse në këtë plan kishim probleme, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, këto probleme filluan të tejkalohen. Me këtë forcuam themelet e shtetit tonë të përbashkët”, tha Trajko Veljanovski, kryetar i parlamentit të Maqedonisë.
 
Mirëpo, ndryshe nga fjalët e kryeparlamentarit, flasin manifestimet e organizuara për ditën e pavarsisë që nuk përmbajnë elemente të karakterit multientik të vendit pasi në to theksohen vetëm elementet kombëtare maqedonase. Ky fakt ka shtyrë opozitën shqiptare ta bojktojë seancën dhe aktivitet tjera për këtë datë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA