Parlamenti grek ka votuar mbrëmjen e se mërkurës për heqjen e imunitetit
të tre deputetëve të PASOK-ut. Nje levizje e tille duket se eshte bere
pas kerkeses qe vete deputetet i kane drejtuar kryesise se parlamentit.
Te tre ata jane aktualisht nen hetim nga prokuroria e Athines mbi roli e tyre ne tre vepra penale per te cilat ligji vendas parashikon gjobe ose disa muaj burg. Deputetet e zhveshur nga imuniteti jane Aleko Athanasiadhi,Athanasio Ikonomu dhe Pemi Zuni. Ata jane tashme ne duart e drejtesise per shkelje te kryera gjate periudhes kur nuk kishin funksione politike.
Kryeministri Papandreu e pershendeti levizjen e deputeteve te partise se tij, duke e cilesuar nje “leksion demokracie”. “Askush, – deklaroi ai, – nuk eshte i plotfuqishem perpara ligjit.Ne besojme ne pafajesine e tyre,ndaj dhe shpresojme qe keto peripeci te marrin fund sa me shpejt”.
Vete Papandreu konsiderohet nje mbeshtetes i fuqishem i heqjes se imunitetit te deputeteve per te gjitha veprat penale qe nuk kane lidhje me funksionin e tyre parlamentar. Per kreun e qeverise heqja e imunitetet per deputetet e gjetur me shkelje qe nuk kane lidhje me politiken, pa qene nevoja te mblidhet parlamenti, do te rrise ndjenjen e drejtesise ne syte e popullit grek.
Papandreu ka kerkuar zhvleresimin e nje ligji te votuar vite me pare,i cili parashikon heqjen e pergjegjesise penale per ministrat dhe politikanet e larte,vendimet e te cileve konsiderohen korruptive dhe pa ligjshme.
Top Channel