Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Gjoni gjatë një interviste dhënë për
Top Channel u shpreh se opozita ka në dorë një draft të ligjit që po
harton mazhoranca, për shërbimin sekret ushtarak, të cilit i jepen
kompetenca edhe më shumë se SHISH.
Gjoni paralajmeroi qeverine se nese ky draft do te dergohet i tille në parlament do të hasë në rezistencen e fortë të opozitës.
“Ky draft kapërcen në maksimum të gjitha kompetencat që mendohet se duhet të ketë ky shërbim dhe e tejkalon disafish edhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Për më tepër që vetë struktura e këtij shërbimi aktualisht për shkak të ndryshimeve strukturore që kanë ndodhur në Ministrinë e Mbrojtjes ka përfshirë në vetvete edhe Zbulimin e Ushtrisë dhe Inteligjencën e Sinjaleve apo Radiondërlidhjen”, tha Gjoni.
Por deputeti i Komisionit te Sigurise u shpreh i shqetesuar per deklaraten e fundit te NATO-s, se strategjia kombetare e sigurise dhe ajo ushtarake jane ne rruge te kundert me strategjine e NATO-s.
“Në një dokument të fundit që ne kemi në dispozicion pas një konference që është organizuar mes NATO-s dhe Shqipërisë, për të parë reformat ushtri thuhet: Strategjia e Sigurisë Kombëtare dhe Strategjia e Mbrojtjes nuk janë në një linjë me konceptin strategjik të NATO-s, as edhe me udhëzimet politike apo procesin e planifikimit të mbrojtjes sipas standardeve të NATO-s, që është dicka shumë e rëndë”, thotë Gjoni.
Per nenkryetarin e Komisionit te Sigurise, qeveria eshte duke anashkaluar prej shume kohesh te drejten kushtetuese te deputeteve, per te kontrolluar 8 agjencite e sherbimeve sekrete ne vend, per te cilat ka dyshime serioze nga opozita.
Sipas tij, nje ligj eshte hartuar prej kohesh nuk dergohet ne parlament per miratim ku u njihet deputeteve e drejta e kontrollit ndaj ketyre agjencive.
“Gjithcka e identifikojnë me SHISH, por nuk është ky i vetmi shërbim që kryen funksione të grumbullimit, analizës dhe përpunimit të inteligjencës. Në rastin specifik ne kemi kërkuar që të futet në axhendën e parlamentit ligji për mbikëqyrjen e shërbimeve informative. Sic jemi të interesuar të dimë edhe për veprimtarinë e Shërbimit të Brendshëm”, thotë Gjoni.
Opozita eshte shqetesuar per gjendjen e krimit ne vend dhe i ka kerkuar ministrit te Brendshem Nishani per t’iu pergjigjur pyetjeve ne seancat e radhes ne Komisionin e Sigurise. Duke komentuar per raportimet e kabllogrameve te Wikileaks nga media shqiptare, Gjoni u shpreh se nje pjese e tyre jane denoncuar edhe me pare nga opozita ndersa nje pjese tjeter do te hulumtohen se shpejti nga deputetet.
Top Channel