I pandehuri Lavdërim Tufa nën akuzë për vrasje të trefishtë mes të
cilëve edhe Fatmir Rama apo Miri i Xhikes, rikthehet në sallën e gjyqit
për të ndjekur një nga seancat më delikate që ndoshta do ta shpëtojnë
ata nga shpallja fajtor.

Mes eksperteve gjenetiste, katër specialiste te kryesuar nga Grigor Zoraqi, drejtues i qendres se kerkimeve gjenetike, i rideklaruan gjykates konkluzionet e tyre mbi ADN-në e Lavderim Tufes. Referuar ADN-së se kryer ne vitit 2003 ne Itali, ku nje specialist italian thote se ADN-ja e Tufes ka perputhshmeri 90 perqind, profesori i lendes gjenetike Vahe Mokini i tha gjykates se ne Europe perputhshmeria per te akuzuar nje person eshte ne kufirin e 99, 97 perqind, ndersa FBI, – tha profesori,- e ka kufirin ne masen 99, 99 perqind.

Ekspertet ishin ne nje ze kur deklaruan se mbi keto analiza te kryera ne te vetmen prove te prokurorise, nje fije floku te gjetur pas ngjarjes se kartodromit dhe ADN-së së Tufes, i pandehuri perjashtohet kategorikisht sepse, sic u argumentua ne gjykate, nuk ka profil gjenetik te plote ne kete rast. Ne vijim te detyrave te lena nga Gjykata e Larte, kur prishi vendimet e gjyqesorit dhe ktheu ceshtjen per rigjykim dhe qe i kerkonte Gjykates se Shkalles se pare te bente analizat e profileve te tre familjareve te Tufes nese ndodheshin gjurme te tyre ne gjurmet e gjakut dhe pershtymes se gjetur asokohe ne vendngjarje, ekspertet deklaruan se nuk kishte asnje gjurme. Procesi u shty per ne 14 shtator per t’i dhene kohe prokurorit te depozitoje prova te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA