Gjykata e Shkalles se parë në Peshkopi dha masën e arrestit burg pa afat
për shtetasin Bajram Muca 76 vjec, i cili akuzohet se ka qëlluar me
thikë duke i shkaktuar vdekjen bashkëshortes së tij 70-vjecare.
Dy te moshuarit, qe jetonin bashke prej 50 vjetesh kane patur nje debat dhe per pasoje 76-vjecari vrau bashkeshorten. Policia e njoftuar per ngjarjen mberiti ne shtepi dhe mundi te shpetoje te moshuarit qe per shkak te tronditjes se madhe tentoi te vriste edhe veten duke u qelluar me te njejten thike.
Pas arrestimit ai doli para gjyqit ku gjykata ka gjetur te drejte ndalimin dhe ka dhene masen burg pa afat deri ne perfundim te hetimeve.
Ditët e fundit janë regjistruar një seri krimesh të rënda me pasojë vdekjen e katër personave.
Në Koplik nje person qëlloi mbi dy persona, atë e bir, duke shkaktuar vdekjen e njerit prej tyre. Ndërsa në Shkodër një 22-vjecar qëlloi me armë zjarri gruan e tij të mitur që ende s’i kishte mbushur 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit në ambjentet e brendshme të konviktit të shkolles industriale. Dy bashkeshortet jetonin prej disa muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti.
Një polic në Peqin u vra gjate operacionit për kapjen e grabitësve të një transformatori elektrik.
Zabit Caka, 51 vjec,
polic baba i pese femijeve, nje djale dhe kater vajzave mbeti viktimë
dhe pas tij vrau veten edhe autori Leonardo Tabaku, biznesmen, i martuar
dhe me dy femije.
Nje transformator qe sherbente per furnizimin me uje nepermjet pompave ishte vjedhur ne kete vend dhe policia pas zevendesimit kishte marre nen vezhgim zonen. Mbremjen e djeshme me ane te nje telefonate komisariati policise se Peqinit u njoftua se po vidhej serish transformatori. Drejt ketij vendi u nis nje grup i gatshem te cilet gjeten shtetasin Leonardo Tabaku.
I kapur ne befasi ai qelloi me arme zjarri,nje pushke dhe vrau policin Zabit Caka. Policet e tjere gjeten më vone pa jete shtetasin Leonardo Tabaku, te dhenat e para flasin per nje vetevrasje.
Top Channel