Gjatë proçesit për ish punonjësin e Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo me objekt ekstradimin e tij drejt SHBA-së, Prokuroria i kërkoi gjykatëses Antonela Prendi që ta vlerësojë të ligjshëm ekstradimin e tij, edhe pse tashmë 28 vjeçari ndodhet prej muajsh në Amerikë dhe i është nënshtruar gjyqit penal.

Kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të ekstradimit, prokurorët e kanë mbështetur në disa dokumente të dërguara me letërporosi nga Amerika, në të cilat i pandehuri shqiptar e pranonte fajësin dhe akuzat.

Çështja e ekstradimit të Almir Rrapos futi në kolaps shkallët e gjyqësorit dhe nxori në pah se sa zvarritën proçeset gjyqësore në Shqipëri.

Konkretisht, dy shkallë të gjyqësorit, ajo e Tiranës dhe Apelit i thanë po ekstradimit të Rrapos, por vendimi i vonuar i Gjykatës së Lartë e riktheu çështjen për rishqyrtim sërisht në shkallën e parë.

Rikthimi i dosjes për ekstradim u bë në një kohë kur Almir Rrapo u ishte dorëzuar autoriteteve amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA