Vlorë, zjarr në Karaburun

05/09/2011 13:05

Prej disa ditesh pyjet dhe zonat me shkurre ne gadishullin e Karaburunit jane duke u djegur.

Flakët shkrumbuan dhjetëra hektarë me bimesi ndersa qyteti i Vlorës sot eshte zgjuar i mbuluar i gjithi nga tymi i ketyre zjarreve. Nderkohe qe zjarre ka edhe ne zonen e Pilurit, Peshkepi dhe ne Kropisht.

Pas nje dite te lodhshme dje ne fshatin Pilur, ku zjarrfikset jane rikthyer serish ne oret e vona te mbremjes, sot gjithe vemendja e tyre eshte perqendruar prane nje kodre qe ndodhet ne afersi te fshatit Armen.Zjarret kane perparuar nga era, duke djegur siperfaqe te tera dhe afruar deri ne shtepite e banuara. Ne ndihme te situates kane qene edhe disa banore te zones, te cilet u jane bashkuar efektiveve zjarrfikes, pasi zjarret po i afroheshin banesave te tyre.

Sic mesohet nje vater zjarri ndodhet ne zonen e Karaburunit. Por nderhyrja aty eshte e veshtire per shkak te mungeses se rrugeve. Fatmiresisht zjarri po perparon ne drejtim te kundert me bazen e Pashalimanit, cka nuk perben asnje rrezik per te.

Elbasan, zjarri në Shushicë, nën kontroll

Zjarri qe ka perfshire masivin me pisha ne komunen e Shushices në Elbasan, në 48 orë ka djegur 60 hektarë pyll.

Flaket nisën pranë një zone të banuar në një sipërfaqe të vogël dhe aktualisht janë hapur në një territor shumë të madh dhe malor, ku është pothuajse e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka. Vatra e zjarrit ka zgjeruar perimetrin e saj, sidomos gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Burimet bëjnë me dije se një pjesë e mjeteve të zjarrfikses kanë qëndruar në gadishmëri afër zonës së banuar, për të shmangur perhapjen e flakeve ne banesa, ndërsa pjesa tjetër ka vijuar punën në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, pyjores dhe komunitetit, për të izoluar flakë gjatë gjithë natës.

Zjarri masiv shkaktoi panik edhe tek banorët e zonës, të cilët janë ndjerë mjaft të rrezikuar, si pasojë e distancës së vogel midis vatrës se zjarrit dhe banesave. Edhe ditën e sotme zjarri vazhdon që të mbetet mjaft aktiv, por fatmirësisht situata është drejt normalizimit. Gjithësesi dëmet mbeten kolosale, duke asgjësuar një masiv gjigand me pisha dhe shkurre si pasojë e vështirësive të ndërhyrjes së mjeteve të zjarrëfikseve për shkak atë terrenit të thyer .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA