Lirohen aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar ditë më parë
pasi sulmuan me domate makinën e zëvendëskryeministres kosovare Edita
Tahiri.
Policia njoftoi se ndaj 30 aktivisteve nuk është ngritur ndonjë procedurë penale. Përjashtim bëjnë dy aktivistë të tjerë Rron Xhinovci dhe Durim Jashari, të cilët policia ka vendosur t’i mbajë në burg për shkak se ndaj tyre ka ekzistuar një flet arrest pasi sulmuan kohë më parë rektorin e universitetit të Prishtinës Mujë Rugova. Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje përfshi edhe dy deptuetet e kuvendit të kosovës janë arrestuar nga policia pasi ata sulmuan makinën e zëvendëskryeministres Edita Tahiri të shtunën.
Tahiri sapo ishte kthyer nga Brukseli ku ishte takuar me përfaqësuesin e Serbisë në dialogun dy palësh Borko Stefanovic, një proces ky të cilin Vetëvendosje vazhdimisht e kundërshton.
Tahiri: Reagimet e “Vëtevendosjes” të paarsyeshme
Kryenegociatorja
ka reaguar edhe ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për
marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka
thënë se kjo lëvizje është e verbuar për pushtet dhe se ky subjekt
politik ka nevojë të shkojë në ndonjë shkollë të demokracisë.
Aksioni
i Lëvizjes Vetëvendosje kundër zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe
procesit të dialogut Prishtinë-Beograd ka ngjallur reagimin e
ekzekutivit kosovar e po kështu edhe të vetë Lëvizjes Vetëvendosje.
Qeveria
e dënoi këtë aksion dhe i quajti huliganë aktivistët e Vetëvendosjes të
cilët sipas qeverisë bëjnë veprime të tilla për përfitime politike. Nga
ana tjetër, deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes,
të cilat ishin pjesë të aksionit me domate, shprehen mllefin e tyre
ndaj ndërhyrjes brutale të policisë, sic thanë ata.
Vetëvendosje
vazhdon edhe më tej ta konsiderojë të dëshmshëm procesin e dialogut
Prishtinë-Beograd. Në konferencë, anëtarë të këtij subjekti politik, u
shprehen se qeveria e Kosovës është në pozicion shumë të dobët
ndërkombëtar, rrjedhimisht vazhdimi i bisedimeve në kohën kur presidenti
i Serbisë refuzon të shpërbëjë strukturat paralele është i palogjikshëm
dhe i dëmshëm.
Krahas kundërshtimit të procesit të dialogut,
deputetja Albana Fetoshi ka rrëfyer për aksionin e policisë një ditë më
parë. Ajo tha se intervenimi i policisë ishte shumë brutal. Pas
arrestimit sipas saj aktivistët u ofenduan me fjalët më banale dhe u
rrahën me duar të lidhura.
Vetëvendosje bën të ditur se
aktivistët e arrestuar janë në parabugrim 48 orësh dhe janë të
shpërndarë në disa prej qyteteve të Kosovës.
Top Channel