Nikolla: Kuvendi të diskutojë cështjen e minatorëve

05/09/2011 10:30

Konfederata e Sindikatave u bën apel deputetëve të diskutojnë çështjen e minatorëve në seancën e sotme plenare.

Kreu i Konfederatës, Kolë Nikolla theksoi se greva e minatorëve të Bulqizës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së firmës ACR.

“Deputetët t’u japin përgjigje publike minatorëve për atë që ndodh në Bulqizë”, tha Nikolla.

Kreu i konfederates Kol Nikolla kerkon qe te ngrihet nje komision hetimor pasi edhe dy ministrite perkates ajo e Ekonomise dhe e Punes se Ceshtjeve Sociale nuk perkrahin minatoret. ‘Ne rast se dhe parlamenti nuk do te ingranohet ne ceshtjen e minatoreve te Bulqizes,- shprehet Nikolla,- atehere minatoret do te rinisn greven e tyre ne perputhje me ligjin deri ne realizimin e kerkesave te tyre’.

Minatorët nuk janë tërhequr nga protestat e tyre duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre nga kompania e kromit, si në rritjen e pagës ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës.

Kompania koncensionare ACR ftoi disa ditë më parë sërish minatorët që të kthehen në galeri dhe të firmosin kontratat individuale, ku përfshihet rritja e pagës 20 përqind dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Kompania përmes një letre premtoi informim të vazhdueshëm për planin e investimeve.”Minatorët janë në vështirësi nga njerëz të papërgjegjshëm”, thonë përfaqësues të kompanisë.

Prej me shumë se një muaj i gjithë qyteti i Bulqizës është përfshirë nga greva e urisë dhe protestat të cilat herë pas here kanë qenë edhe të dhunshme.

Minatorët, por edhe familjaret e tyre, kërkojnë paga më të larta, por edhe investime nga kompania ACR në mënyrë që të jenë më të sigurt dhe të kenë më shumë kushte teknike.

Në territorin e ACR, në nivelet e shfrytëzuara më parë prej saj, janë vendosur dhjetra kompani private, minatorët e të cilëve punojnë pa asnjë plan dhe kusht sigurie. Vite më parë në këto nivele ka patur edhe aksidente me humbje jete dhe asyeja është sipas specialistëve se ata punojnë në mënyrë të mbivendosur dhe në territore të vështira.

Bulqiza përngjan me ato qytezat e fshehura dhe të humbura, që është në funksion të minierës së begatë të kromit. Një minierë që mban gjallë frymën e mijëra minatorëve dhe nga ana tjetër pasuron frikshëm disa të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA