Dikur në kohën e Jugosllavisë samitet dhe takimet e të paintegruarve
kanë qenë të rëndësishme. Ky grup shtetesh në kohën e luftës së ftohtë
ishte në mes të Perëndimit dhe Lindjes, por nuk mbahej me askënd.

Atëherë pritjet dhe solemnitetet mbaheshin në mënyrë madhështore. 50 vjet nga themelimi, Serbia është organizatore e takimeve sërish. Shefi i diplomacisë, Vuk Jeremic dhe ai egjiptian, Mohamed Kamel Amr kanë vazhduar me traditën e mbjelljes së fidanëve.

Në parkun e Miqësisë, Jeremic ka thënë se Serbia me miqtë e saj paraqet dy të tretat e botës. “Është nderë që këtu janë mbjell pemë nga njerëzit që kanë qenë në krye të njerëzimit të përparuar. Vendi unë në ato moment ka qenë në krye të kësaj pjesë të njerëzimit”, ka thënë Jeremic.

Në Lëvizjen e të integruarve marrin pjesë 105 delegacione shtetërore dhe 600 delegat. Vitin e kaluar presidenti Tadic është dekoruar me një urdhër të veçantë. Për ironi medalja e tij ka pasur për ikonë portretin e diktatorit Moamer Gaddafi. Kjo lëvizje themeluar nga presidenti Jugosllav Tito, Nehru i Indisë dhe Naseri i Egjiptit ka qenë e rëndësishme deri në vitet ’70-80 dhe Serbia është duke tentuar ta përdorë atë për promovimin e shtetit, edhe pse me Jugosllavinë e atëhershme janë dy botë të kundërta. Ndërkohë Lëvizja e të pa integruarve tashmë është vetëm një fantazmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA