Partitë shqiptare të opozitës do të bojktojnë manifestimin e organizuar
nga Qeveria për shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.
Partia Demokratike Shqiptare, nuk shef asnjë arsye për të marrë pjesë në këtë manifestim pasi vlerëson se ka shumë çështje tjera më të rëndësishme për shqiptarët në të cilat duhet fokusuar.
Nga Rilindja Demokratike Kombëtare, thanë se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në një manifestim monoetnik ku nuk duket asnjë element shqiptar.Paritë maqedonase të opozitës manifestimin qëndror për 20 vjetorin e pavaresisë së vendit e kanë quajtur aheng të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kanë paralajmeruar se nuk do të marrin pjesë në të.E vetmja parti që ka konfirmuar pjesemarrjen në këtë ceremoni përvec partisë së kryeministrit është partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Intergrim.
Kjo parti do të përfaqësohet në nivel të lartë në këtë manifestim por sipas të gjitha gjasave jo nga lideri i saj, Ali Ahmeti. Qeveria e Maqedonisë ka planifikuar shumë aktivitet për shënimin e 20 vjetorit të shkëputjes së Maqedonisë nga Jugosllavia. Ngjarja kryesore do të jetë hapja ceremoniale e kompleksit ku është vendosur skulptura gjigande e Aleksandrit të Madh, prej ku kryeministri Nikolla Gruevski pritet t’i drejtohet qytetarëve.
Top Channel