Qytetarët kosovarë do të marrin së shpejti nga Vatikani lajme të mira përsa i përket njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Deklarata është bërë nga delegati apostolik i Vatikanit për Kosovën, Juluisz Janusz, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.
Janusz ka shprehur përkrahjen e Selisë së Shenjtë për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, si dhe ka vlerësuar progreset e arritura nga shteti i ri në 3 vjet pavarësi.
Nga ana tjetër, ministri Hoxhaj ka falenderuar delegatin apostolik për përkrahjen e vazhdueshme të Vatikanit.
Ai ka shprehur angazhimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, si dhe dëshirën që ky shtet të angazhohet më shumë në Kosovë.
Lobimi për njohjen – Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli, po vazhdon aktivitetin lobues për njohjen e Kosovës.
Në mes të korrikut e njohu pavarësinë Shën Lucia, duke u bërë shteti i 81-të që njeh Republikën e re.
Më herët pavarësine e njohën edhe Republika e Guinesë Conakry dhe Republika e Nigerit.
Top Channel