Teatri Kombetar i Kosovës nis sezonin vjeshtor me shfaqjen “Nata e Helverit”, me regji të Altin Bashës.

Regjisori shqiptar i spektaklit të humorit “Portokalli’ këtë herë bazuar në tekstin e dramaturgut Igmar Villqist, rikthen publikun kosovar një gjysmë shekulli pas në kohë duke trajtuar tërmetin social të Luftës së Dytë Botërore një gjë kjo e cila sic thuhet edhe sot mbetet kujtesë e errët e njerëzimit.

“Është e mbështetur mbi 2-3 personazhe dhe trajton cështje të fanatizmit politik, cështje të militantizmit të sëmurë në kontekstin e tragjedisë më të madhe të njerëzimit sic është Lufta e Dytë Botërore”, thotë regjisori Basha.

Kjo shfaqje shënon karrierën 40 vjeçare të aktores Safete Rogova në Teatrin Kombëtar të Kosovës, por edhe 65 vjetorin e lindjes së saj.

“Jam shumë e emocionuar tashmë në pension të dal me një shfaqje kaq të vështirë, kaq komplekse”, thotë aktorja 65 vjecare.

Për këtë edhe drejtuesit e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë rezervuar fjalët më të mira për zonjën Rogova e cila në këtë shfaqje do të luaje rolin e nënës.

Kostumet dhe skenografia janë në duar të Ilirjana Loxha Bashës. Ajo tregoi se sa i përket kostumeve këtë herë nuk i është dashur shumë punë pasi bëhet fjalë për kostumet e viteve ‘40.

Premiera e shfaqjes “Nata e Helverit” është të hënën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në orën 20:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA