Krujë, pranga dy të kërkuarve për vrasje

04/09/2011 08:10

Policia e Krujës ka vënë në pranga në orët e para të ditës së sotme dy persona të akuzuar për vrasje.

Sipas policisë lokale, personat e arrestuar janë shtetasit Anton dhe Llesh Krosi, të dyshuar për vrasjen e të afërmit të tyre, Viktor Krosi.

Sipas burimit, shtetasi Llesh Krosi, përvec se i afërm i viktimës është edhe efektiv i policisë së Krujës.

Burimi shton më tej se të dy të arrestuarit po u nënshtrohen procedurave hetimore për të zbardhur vrasjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA