Bulqizë, krim i rëndë në familje

04/09/2011 10:40

Një krim i rëndë në familje ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Bulqizës.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se shtetasi Bajram Muca ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 70-vjecare, Vera Muca.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në banesën e ciftit Muca, për motive që janë ende të paqarta.

Burimet saktësojnë më tej se, uniformat blu me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë arrestuar 76-vjecari Muca, i cili pas vrasjes së të shoqes tentoi vetëvrasjen.

Javën e fundit vendi ynë është tronditur nga një seri krimesh ordinere, mes të cilave spikat ajo e vrasjes së një polici nga një grabitës në Peqin dhe një në Shkodër ku burri vrau të shoqen.

Shkodër, burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë , ka tronditur Shkodren. Një krim brenda familjes ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta.

Burri 22 vjeç ka qëlluar për vdekje me disa plumba pistolete gruan e tij të mitur që ende s’i kish mbushur 18 vjeç, shtetasen Bedrie Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit në ambjentet e brendshme të konviktit të shkolles industriale. Dy bashkeshortet jetonin prej disa muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por sipas policisë një nga pistat është ajo e grindjes së çastit e provokuar nga gjendja e rënduar ekonomike.

Peqin, grabitësi vret policin

Një polic në Peqin u vra gjate operacionit për kapjen e grabitësve të një transformatori elektrik.

Zabit Caka, 51 vjec, polic baba i pese femijeve, nje djale dhe kater vajzave mbeti viktimë dhe pas tij vrau veten edhe autori Leonardo Tabaku, biznesmen, i martuar dhe me dy femije.

Nje jave me pare nje transformator qe sherbente per furnizimin me uje nepermjet pompave ishte vjedhur ne kete vend dhe policia pas zevendesimit kishte marre nen vezhgim zonen. Mbremjen e djeshme me ane te nje telefonate komisariati policise se Peqinit u njoftua se po vidhej serish transformatori. Drejt ketij vendi u nis nje grup i gatshem te cilet gjeten shtetasin Leonardo Tabaku.

I kapur ne befasi ai qelloi me arme zjarri, nje pushke dhe vrau  policin Zabit Caka. Policet e tjere gjeten më vone pa jete shtetasin Leonardo Tabaku, te dhenat e para flasin per nje vetevrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA