Në Bruksel ka përfunduar raundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi.
Bisedimet e së premtes, ndonëse në një atmosferë të tensionuar, kanë
arritur të përfundojnë me dy marrëveshje, një për vulat doganore dhe për
regjistrin kadastral. Sipas palëve pjesëmarrëse, zbatimi i marrëveshjes
për vulat pritet të ndodhë shumë shpejt.
Kreu i delegacionit serb në bisedime, Borislav Stefanovic, tha se me njohjen e vulave, pritet që Kosova “brenda 7-10 ditësh të heqë embargon ndaj mallrave të Serbisë” dhe të lirojë mundësinë e qarkullimit të lirë të mallrave nga Serbia në, siç tha ai, “pjesën tjetër të territorit të Serbisë”.
Ndërkaq, sipas Telegraf, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes, tha se kjo e fundit do të thotë “heqje e embargos shumëvjeçare që Serbia u ka bërë mallrave të Kosovës”, në kundërshtim me, siç u shpreh, parimet e tregtisë së lirë në rajonin e CEFTA-s.
Tahiri dhe Stefanovic po ashtu kanë konfirmuar se është arritur të jnë dakord edhe kadastrën, raporton Radio Evropa e Lirë. Tahiri tha se pas kësaj marrëveshjeje, pritet që Serbia t’i kthejë Kosovës regjistrat e kadastrave, mirëpo pranoi se një gjë e tillë do të bëhet duke kthyer origjinalet e skanuara.
Të dyja palët pranuan se atmosfera e sotme ishte “shumë negative”. Stefanovic tha se kishte mjaft akuza ndaj palës serbe për rolin e Beogradit në veri të Kosovës, por theksoi se nuk është diskutuar për situatën në këtë pjesë e as për strukturat e atjeshme.
Kryengeociatorja Tahiri konfirmoi po ashtu atmosferën jo të mirë në takim. Duke folur personalisht tha se më parë e kishte parë si “njeri të dialogut” zotin Stefanovic, mirëpo gjatë verës ky i fundit, sipas saj, ishte shndërruar në “krijues të trazirave”.
Reagimet serbe
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
st1:*{behavior:url(#ieooui) }
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Serbia
marrëveshjen për vulat me Kosovën e paraqet si një marrëveshje neutrale dhe një
arritje të mirë duke thënë se është hequr fjala Republikë.
Reagimet kanë qenë kryesisht arsyetuese duke tentuar të mos
nxiten kritika. Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se nuk
është pjesa më e rëndësishme ajo e marrëveshjes së vulave, por tentimi i
shndërrimit të linjës administrative në një kufi të vërtetë në mes të pjesës
tjetër të Serbisë.
Liberaldemokrati, Cedomir Jovanovic, ka theksuar se kjo
marrëveshje nuk mund të ketë asnjë efekt nëse vazhdohet me politikat e
dështuara për Kosovën dhe mos ndryshimin e situatës nga ana e Serbisë.
“Kjo politikë e ka dërguar Serbinë në një margjinalizim
politik dhe ekonomik, kurse integrimet evropiane i ka kthyer në një tentim të
kontrabandimit të agonive të vjetra dhe konfuzioneve në Evropën bashkëkohore, e
cila nuk e di këtë gjuhë”, ka thënë Jovanovic.
Kurse Sllobodan Samarxhic, nënkryetar i demokratëve të
Vojisllav Koshtunicës, krahu nacionalist, ka thënë se “Serbia tashmë
prej kohësh ka kapitulluar”.
Top Channel