Një polic në Peqin u vra gjate operacionit për kapjen e grabitësve të një transformatori elektrik.
Zabit Caka, 51 vjec, polic baba i pese femijeve, nje djale dhe kater vajzave mbeti viktimë dhe pas tij vrau veten edhe autori Leonardo Tabaku, biznesmen, i martuar dhe me dy femije.
Nje jave me pare nje transformator qe sherbente per furnizimin me uje nepermjet pompave ishte vjedhur ne kete vend dhe policia pas zevendesimit kishte marre nen vezhgim zonen. Mbremjen e djeshme me ane te nje telefonate komisariati policise se Peqinit u njoftua se po vidhej serish transformatori. Drejt ketij vendi u nis nje grup i gatshem te cilet gjeten shtetasin Leonardo Tabaku.
I kapur ne befasi ai qelloi me arme zjarri, nje pushke dhe vrau policin Zabit Caka. Policet e tjere gjeten më vone pa jete shtetasin Leonardo Tabaku, te dhenat e para flasin per nje vetevrasje.
Nderkohe kane nisur hetimet, dyshohet se grabitesi armatosur nuk ka qene i vetem ne kete ngjarje. Per kete ngjarje te rende, ku humbi jeten ne krye te detyres nje efektiv policie ka nisur hetimet edhe krimet e renda.
Autori vrasjes e me pas vetevrasjes Leonardo Tabaku jetonte ne një banese ne fshatin Sheze te Peqinit. Ata qe e njohin shprehin tronditjen dhe habine e tyre duke thene se 40-vjecari kishte nje aktivitet biznesi te tijin ne zone.
Zabit Caka banonte ne fshatin Shezë ne qytetin e Peqinit se bashku me familjen e tij. Sot u zhvilluan edhe homazhet për nder të policit të vrarë, ku mori pjese edhe kryeministri Sali Berisha dhe krere te larte te policise.
Nje jave me pare ai kishte martuar nje nga kater vajzat e tij dhe te enjten ishte ne sherbim pas informacioneve se do t’i vidhej serish transformatori nje fshati. Sapo ka zbritur nga automjeti policise ai eshte goditur per vdekje nga plumbat e armes se Leonardo Tabakut. Me pas ne errësire jane degjuar serish krisma dhe koleget e policit te vrare gjeten 10 metra me tej edhe vrasesin qe sipas deshmive te tyre kishte qelluar mbi veten. Policet ne vendin e ngjarjes gjeten edhe armen dhe automjetin e Leonardo Tabakut.
Shkoder, burri vret bashkëshorten e mitur
Nje
22 vjeçar ka qëlluar për vdekje me disa plumba pistolete gruan e tij të
mitur që ende s’i kish mbushur 18 vjeç, shtetasen Bedrie Hoxha.
Ngjarja
ka ndodhur në periferi të qytetit në ambientet e brendshme të konviktit
të shkolles industriale ne Shkoder. Dy bashkeshortet jetonin prej disa
muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti.
Ende nuk janë
sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por sipas
policisë një nga pistat është ajo e grindjes së çastit e provokuar nga
gjendja e rënduar ekonomike.
Ndërkohë autori i ngjarjes,
bashkëshorti i viktimës, icili ka qenë dënuar më parë për armëbatje pa
leje, ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes së bashku me armën e
krimit, por eshte arrestuar ne mensate nga policia.
Top Channel