Të paktën 32 mijë fëmijë kosovarë u ulën për herë të parë këtë 1 shtator në bankat e shkollës.
Një ndër këta fëmijë është dhe Agnesa Rexhepi. 6 vjeçarja e shoqëruar nga babai i saj, do ta fillojë rrugën e dijes në bankat e shkollës Zenel Hajdini në Prishtinë.
Në 99 përqind të shkollave tjera fillore e të mesme, sipas ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka filluar proçesi mësimor i rregullt.
“Janë përgatitje të mira. Nuk them që janë më të mirat, po në 99% të shkollave ka filluar mësimi sot dhe unë besoj që do t’i shoqërojë mbarësia dhe rregulli, e suksesi, sepse ky është synimi ynë”, është shprehur Buja.
Gjatë vizitës së tij në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, ministri Buja po ashtu njoftoi se përveç fokusimit në cilësi këtë vit do t’i fusë në garë të gjitha shkollat e Kosovës lidhur me ambientin e pastër dhe të gjelbëruar.
Top Channel