" /> ">
Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “burg pa afat” per Dilaver Adushaj, i cili vrau pak dite me pare kambistin Ethem Spahia.
Kambisti Spahia u qëllua për vdekje me armë të ftohta në fundjavë në qendër të qytetit të Fierit.Në sallën e gjyqit autori nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës.
Ende janë të paqarta motivet që e cuan Adushajn të ekzekutonte kambistin, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rastit vazhdojnë ende.
Ndërkohë një natë më parë, po në Fier u qëllua për vdekje me armë zjarri një 61-vjecar. Sipas njoftimeve paraprake, 61 vjecari i identifikuar si Kolë Veshi është qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë në hyrje të banesës së tij.
Nuk dihet autori dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë, por policia, që ka mbërritur në vendngjarje dyshon se shënjestër e vrasësit mund të ketë qenë djali i Veshit, i cili ka mbetur i plagosur.
Hetimet paraprake janë përqendruar në këtë pistë dhe policia po punon për të zbardhur ndonjë konflikt të mundshëm të djalit të viktimës.
Top Channel