Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri është nisur drejt
Brukselit për të marrë pjesë në raundin e gjashtë të dialogut teknik
midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në axhendë këtë herë pritet të jenë 5 cështje: njohja e vulave të Doganave të Kosovës, telekomunikacioni, energjia, kadastrat dhe bashkëpunimi rajonal.

Mësohet se në këtë raund të dialogut teknik do të analizohet dhe do të intesifikohet puna e grupeve për implementimin e tre marrëveshjeve të arritura më parë.

Tahiri: Cooper në Prishtinë për ‘vulat’

I dërguari i Catherine Ashton në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka qenë disa ditë më parë në Prishtinë, ku ka biseduar me autoritetet vendase mbi raundin e ardhshëm të dialogut mes palëve.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri duke folur për Top Channel tregoi qëllimin e vizitës së Robert Cooper në Kosovë.

Në kuadër të çështjeve të diskutuara me zyrtarin evropian, peshën më të madhe, sipas zonjës Tahiri, e ka tema për vulat e doganave.

Zëvendëskryeministrja kosovare pret që Serbia nëpërmjet njohjes së vulave të doganave të Kosovës të dëshmojë se i respekton parimet europiane.

Stefanovic: Interes për zgjidhjen e krizës

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic takoi mbrëmjen e djeshme në Zvecan përfaqësuesit e serbëve të veriut.

Në qendër të bisedimeve ka qenë situata politike dhe ajo e sigurisë në këtë zonë, si dhe hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Kemi diskutuar mundësitë e zgjidhjes së mëtejshme të krizës, si dhe mundësitë për ruajtjen e qeverisë dhe stabilitetit”, ka deklaruar Stefanovic.

“Serbia, ashtu sic e ka thënë disa herë, mbështet veprimet që kanë si qëllim hetimin e krimeve, në përputhje me rezolutën 1244 dhe me një qasje neutrale ndaj statusit”, ka vijuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA