Dështojne përpjekjet e Rusise ne mbledhjen e Këshillit te Sigurimit te
OKB-se per te dënuar aksionin e Policise se Kosoves ne veri.

Nje gje te tille nuk lejuan te ndodhe shtetet perëndimore aleate te Kosoves. Rusia ne këtë mbledhje kërkoi qe nepermjet te ashtuquajtures “deklarate presidenciale te dënoi Prishtinen per përdorimin e dhunes ne veri dhe kthimin e situatës ashtu sic ishte para aksionit te ROSU-t”.

Rusia por edhe Serbia ishin ne minus me 15 vota per ta hedhur ne votim kete propozim. SHBA-te nepermjet perfaqesuesit te saj kane shprehur qëndrimin tashme te njohur se Kosova eshte shtet i pavarur dhe ka te drejte ta shtrije autoritetin ne tere territorin.

Ne kete mbledhje si zakonisht morën pjese ministri i Puneve te Jashtme i Kosoves Enver Hoxhaj dhe ai i Serbise Vuk Jeremic. Teksa Jeremic kritikoi Prishtinen per veprime te njeanshme, shefi i diplomacise kosovare Enver Hoxhaj akuzoi Serbine se po financon strukturat paralele te rrezikshme ne Kosove dhe kërkoi nga Serbia t’i shperbeje ato. Veprimet e Qeverisë së Kosovës, sipas Hoxhajt, ishin një ushtrim legjitim i autoritetit të policisë.

“Ajo çfarë ka ndodhur ishte sinqerisht, sfida më e madhe që ne kemi parë ndaj paqes në Ballkan në shumë vite. Strukturat ilegale serbe kanë përdorur eksplozivë, armë automatike dhe snajperë për të sulmuar Policinë e Kosovës, policinë e EULEX-it dhe KFOR-in. Një polic i Kosovës u vra nga këta ekstremistë dhe kriminelë që financohen nga Beogradi dhe aktivitetet kontrabandë. E përsëris, Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë. Ka qenë Qeveria e Serbisë që ka kryer akte dhune përbrenda territorit të Kosovës”, ka nënvizuar Hoxhaj.

Ne nje konference per media pas mbledhjes se Këshillit te Sigurimit Hoxha foli per here te pare per lidhmerite qe kane cenimi territorial qe i behet Kosoves me Bosnjen.

I pyetur nëse ndjehet keq nga qëndrimi i pandryshueshëm neutral i Bosnjës rreth statusit të Kosovës, ministri Hoxhaj tha këtë: “Unë kam mirëkuptim për qëndrimin e Sarajeves. Mirëpo për herë të parë do them një mendim personal për këtë, unë mendoj që ajo që po ndodh në veri të Kosovës paraqesin të njejtën pamje me atë që ndodhë në disa pjesë të territorit të Bosnjes. Ne mbledhjen e Këshillit te Sigurimit, sekretari i pergjithshem i OKB-së, Ban Ki Moon, lexoi raportin tre mujor per Kosoven por qe nuk perfshin situatën e fundit ne veri, por vetëm nga muaji prill deri ne qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA