Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka hedhur poshtë lajmet e publikuara në disa të përditshme serbe, se një seri dëshmitarësh për krimet e luftës janë vrarë gjatë procesit ndaj Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Në një njoftim për shtyp, zyrtarja e gjykatës së Hagës, Nerma Jellacic ka deklaruar se, lajmet për vrasjen e dëshmitarëve janë absolutisht të pavërteta.

“Asnjë person nga lista e dëshmitarëve, ose person të cilit Haga i ka vendosur masa mbrojtëse, nuk është vrarë gjatë këtyre dy proceseve”, ka deklaruar Jellacic.

Jellacic ka saktësuar se nga rreth 4 mijë dëshmitarë, të cilët kanë dëshmuar deri më sot në gjykatën e Hagës, 1 mijë prej tyre kanë pasur masa mbrojtëse.

Reagimi i gjykatës së Hagës vjen pasi prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic deklaroi për gazetën serbe “Kurir” se, “mbi 40 dëshmitarë në proceset ndaj Haradinajt dhe Limajt janë vrarë ose frikësuar nga njerëzit e këtyre të fundit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA