Fier, vritet me armë zjarri një 61 vjecar
31/08/2011 22:30
Një 61 vjecar ka humbur jetën në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Fierit në orët e mbrëmjes së sotme.
Sipas njoftimeve paraprake, 61 vjecar i identifikuar si Kolë Veshi është qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë në hyrje të banesës së tij.
Nuk dihet autori dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë, por policia, që ka mbërritur në vendngjarje dyshon se shënjestër e vrasësit mund të ketë qenë djali i 61 vjecarit Veshi, i cili ka mbetur i plagosur. Hetimet paraprake janë përqendruar në këtë pistë dhe policia po punon për të zbardhur ndonjë konflikt të mundshëm të djalit të viktimës.
Top Channel