Negociatori serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka mbërritur pasditen e sotme në Zvecan, për t’u takuar me përfaqësuesit serbë të veriut.

Sipas mediave serbe, Stefanovic do të diskutojë mbi temat e raundit të ardhshëm të dialogut Prishtinë-Beograd, që do të mbahet më 2 shtator.

Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, Stefanovic po qëndron në Zvecan edhe për të mbajtur të qetë komunitetin serb pas operacionit të KFOR dhe EULEX në fshatin Zupc.

Lidhur me raundin e ri të bisedimeve, i dërguari i Catherine Ashton, Robert Cooper zhvilloi në ditët e fundit vizita në Beograd dhe Prishtinë, ku diskutoi me autoritetet lokale mbi temat.

Negociatori evropian nuk bëri asnjë deklaratë të mediave pas takimeve, por autoritetet kosovare shprehën bindjen se qëndrimet e tyre në Bruksel do të përputhen me ato të BE-së.

Prishtina zyrtare bëri të ditur se cështja e vulave doganore dhe ajo për shtrirjen e autoritetit të shtetit në veri të Kosovës janë pika të panegociueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA