Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë ditën e Bajramit. Në orët e
para të mëngjesit, besimtarët janë falur në Xhaminë e Madhe të
Prishtinës, ku i pranishëm ishte edhe myftiu Naim Ternava.

Në fjalën e tij, Tërnava u ka bërë thirrje besimtarëve për kultivimin e tolerancës, dashurisë dhe humanizmit.

“I lutemi Allahut fuqiplotë që mëshira dhe begatia e tij të jenë vazhdimisht mbi familjet tona”, është shprehur myftiu i Kosovës.

Urime kanë ardhur edhe nga krerët e shtetit, kryetarë të partive politike dhe diplomatë të ndryshëm të akredituar në Prishtinë.

Por myftiu Tërnava i ka kritikuar institucionet e Kosovës për faktin se nuk po vlerërsojnë kërkesat e besimtarëve për të futur edukatën fetare në shkolla.

Kjo kërkesë, e kthyer në një amendament në projektligjin për arsimin universitar, u hodh poshtë me shumicë votash dje nga Kuvendi i Kosovës.

Myftiu Tërnava uron besimtarët
 
Myftiu i
Kosovës Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e
festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e urimit Myftiu kosovar porositi
besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë të gjithë ata që kanë
nevojë, jetimët dhe te varferit, në mënyrë që edhe ata të gëzohen në
këtë festë.
 
“Të nderuar vëllezër dhe motra kam kënaqësinë që në
emër të KBIRK-së dhe në emrintim t’ju uroj festen e Fitër Bajramit me
urimet dhe përgëzimet më të mira, duke e lutur krijuesin fuqiplotë të
ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona që i kemi kryer vetëm për
Zotin edhe gjatë këtij muaji tëagjërimit”, tha Tërnava.
 
Sipas
Myftiut agjërimi i muajit të Ramazanit ishte elementi më thelbësor i
dashurisë ndaj Zotit, ishte ndriçim më rrezatues, forcë e madhe e cila
arriti t’i rezistojë çdo force negative dhe të kapërcejë çdo forcë
tjetër. Mesazhe urimi për të gjithë besimtarët mysliman kanë dërguar të
gjithë liderët shtetëror të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA