Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean Claude Trichet ka bërë thirrje për një aksion të shpejtë në ndihmë të Greqisë.

Trichet ka ftuar qeveritë e eurozonës që të implementojnë me shpejtësi marrëveshjen e 21 korrikut, që lejon ndihmën e dytë ekonomike.

Komentet e kreut të BQE në komitetin e cështjeve ekonomike të Parlamentit Evropian ritheksuan kërkesat e bëra më parë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Por implementimi i shpejtë i marrëveshjes nuk ka gjasa të ndodhë derisa ligjvënësit evropianë të rikthehen në punë, pas pushimeve verore.

“Implementimi i plotë dhe në kohë i marrëveshjes së 21 korrikut mes krerëve të shteteve është thelbësor”, ka deklaruar Trichet.

Një nga problemet për zbatimin e marrëveshjes në fjalë, për dhënien e ndihmës së dytë financiare, është Finlanda që kërkon garanci për huatë e reja që do t’i jepen Greqisë.

Ditën e sotme u zhvilluan bisedime mes zyrtarëve gjermanë dhe finlandezë për të gjetur një kompromis, me të dyja palët që u shprehën optimiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA