“Duartrokitjet për rrezimin e ligjeve të presidentit Marti Ahtisari nuk
janë për t’u përshëndetur por janë shuplaka për shtetësinë e Kosovës”.

Kështu deklaroi kryeministri i kosovës Hashim Thaci në Kuvendin e Kosovës duke iu përgjigjur deputeteve të opozitës të cilët kthyen mbrapsht dy ligje që dalin nga Pakoja e Ahtisarit. Bëhet fjalë për ligjin për fshatin Hoqë e Madhe në Komunën e Rahovecit, një fshat ky i banuar me serb e qe pakoja e Ahtisarit nëpërmjet ligjit e shndërron në një komunë të vogël me të drejta administrative.

Deputetet e kanë refuzuar edhe projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit i cili sipas deputeteve i shërben Kishes Ortodokse Serbe dhe ngulfat aktivitetet e tjera në qendrën e Prizrenit. Kryeministri Thaci në kuvend tha se shtetësinë e kosovës nuk e rrezikon pakoja e Ahtisarit por papërgjegjësia e disa politikanëve kosovar.

Në fjalën e tij kryeministri mbrojti qendrimin e tij përballë deputeteve edhe për sa i përket dialogut me Beogradin. Ai tha se raundi i bisedimeve që nisë me 2 shtator e gjene Kosovën në pozicione më të favorshme sidomos pas vendimit për bllokimin e mallrave serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA