Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia është e gatshme të rinisë dialogun me Kosovën, por nga ana tjetër ka ritheksuar se tërheqja e institucioneve serbe nga veriu është e papranueshme.
“Për ne është e papranueshme heqja e institucioneve serbe në veri të Kosovës, si kusht për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësimin në Bashkimin Evropianâ€, ka deklaruar Tadic.
Këto komente presidenti serb i ka bërë nga Praga, ku është pritur në një takim nga homologu cek, Vaclav Klaus. Tadic ka ritheksuar edhe njëherë se për sa kohë ai do të jetë president, Serbia s’do ta njohë kurrë Kosovën.
“Serbia nuk do ta njohë Kosovën sa të jem unë president dhe nuk do ta bëjë këtë as pas kësaj periudhe. Sa për heqjen e institucioneve që ofrojnë shëndetësi, arsim dhe që punojnë legalisht, Serbia nuk do ta pranojë kurrë si kusht për afrimin me BE-nëâ€, ka nënvizuar Tadic.
Nga ana tjetër, presidenti Klaus ka deklaruar se i kupton ambicjet e Serbisë për t’iu bashkuar sa më shpejt BE-së, si dhe ka shprehur dëshirën që asaj të mos i vendosen kushte në këtë rrugë.
Top Channel