Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka njoftuar sot se ish-shefi i ushtrisë jugosllave, Momcillo Pershic, do të shfaqet para trupit gjykues më 6 shtator.

Pershic do të përballet me akuza për krime lufte, kundër njerëzimit, si dhe për rolin e tij në Masakrën e Srebrenicës dhe bombardimin e Zagrebit.

Prokurorët e cështjes, të cilët kanë shqyrtuar faktet dhe dëshmitë e mbledhura deri tani, kërkojnë që 67-vjecari të dënohet me burgim të përjetshëm.

Për akuza të njëjta në Hagë po gjykohet edhe ish-komandanti i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladic, i cili për masakrën e Srebrenicës mund të gjykohet më vete.

Avokatët e Mlladic kanë edhe pak ditë për të treguar nëse janë dakord që gjykimi i klientit të tyre të ndahet në dy pjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA