Kuvendi i Kosovës i ka thënë “jo” amendamentit në projektligjin për arsimin universitar, që parashikonte edukimin fetar në shkolla.

Sipas mediave kosovare, pas debateve të ashpra, 64 deputetë votuan kundër, 1 abstenoi ndërsa 18 mbështetën amendamentin.

Më pas Kuvendi ka shqyrtuar 14 projektligje që pasqyrohen në raport-progresin e Komisionit Evropian.

Pak ditë më parë edhe mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë u shprehen kundër futjes së lëndës “Edukata Fetare dhe Morale” në shkollat shqipe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA