Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith u ka shprehur mirënjohjen e tij të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare që po punojnë për zgjidhjen e cështjes së personave të pagjetur në Kosovë.
“Përpjekja e përbashkët e familjarëve të viktimave, organizatave joqeveritare, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është vendimtare për të marrë vesh fatin e personave të pagjetur”, ka deklaruar Feith.
“Ne duhet t’i përdorim të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të adresuar traumën emocionale, si dhe aspektet e tjera të rëndësishme ligjore dhe sociale, me të cilat familjet e personave të pagjetur përballen në mënyrë konstante”, ka shtuar ai.
Numri i personave të zhdukur nga lufta e viteve 98-99 në Kosovë, të cilët u përkujtuan nga të afërmit dhe autoritetet vetëm para pak ditësh, është disa mijëra.
Për gjetjen e tyre janë bërë shumë kërkime që kanë cuar në zbulimin e varreve masive, por identifikimi i kufomave të gjetura kërkon kohë.
Top Channel