Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka deklaruar se kërkesa e zyrtarëve evropianë që Serbia të tërhiqet nga veriu i Kosovës është e papranueshme.
Në një prononcim për mediat serbe, Dacic është shprehur se një gjë e tillë do të sillte zhvendosjen e serbëve të Kosovës.
“Ky është një mesazh që serbët të zhvendosen nga Kosova, gjë që do të nxisë spastrimin etnik të Kosovës, pavarësisht se një gjë e tillë vjen nga politikanët evropianë”, ka deklaruar Dacic.
Numri dy i qeverisë së Beogradit ka shprehur habinë e tij për këtë kërkesë të Perëndimit, duke shprehur nga ana tjetër bindjen se, “zyrtarët evropianë s’janë të vetëdijshëm për atë që thonë”.
“Ajo që duhet është gjetja e një zgjidhjeje të negociuar, që të garantojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, ka shtuar ministri i Brendshëm.
Nga fillimi i muajit, pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, Dacic deklaroi se Serbia nuk do ta shesë Kosovën kundrejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Top Channel