Trafikonin hashash, 3 shqiptarë në pranga

28/08/2011 19:15

Një sasi të madhe lëndësh narkotike janë përpjekur të transportojnë nga Shqipëria në Greqi tre shtetas shqiptarë 31,36 dhe 30 vjec, të cilët janë arrestuar nga policia greke.

Operacioni i organizuar nga Departamenti i Antidrogës së Janinës është kryer në kilometrin e 97 të autostradës Egnatia që lidh Gumenicën me Selanikun.

Dy makina policore janë përjekur të ndalojnë automjetin me të cilin udhëtonte një prej tre të arrestuarve. Por ai duke u përplasur me to, ka tentuar të largohet nga rruga.

Policët grekë kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 84 pako me hashash me peshë 132 kg dhe 155 gram. Sipas mediave lokale greke një prej të arrestuarve ka qenë ish-punonjës i forcave policore në Shqipëri, ndërsa tani punon si drejtor i një poste në qytetin e Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA