Bozhidar Gjelliç, zëvendëskryeministër për Integrimin i Serbisë, ka thënë se bisedimet për integrim nuk janë një fushë për kërcënime dhe shantazhe.
Ai ka theksuar se Serbia e meriton statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian dhe po ashtu edhe datën e bisedimeve për integrim.
Megjithatë, Gjelliç ka thënë se nuk do të kalohen linjat e kuqe në çështjen e Kosovës dhe se duhet kërkuar zgjidhje.
Ai ka thënë se Serbia me sukses ka përmbushur parakushtin e bashkëpunimit me gjykatën e Hagës, deri në fund të shtatorit do të plotësojë të gjitha reformat, e më pas po ashtu edhe një fokus të veçantë do ta ketë dialogu me Prishtinën.
Gjelliç ka theksuar se edhe me parë Prishtina e Beogradi kanë qenë afër zgjidhjes së problemit për vulat dhe kufijtë, por pas aksioneve të policisë tashmë duhet biseduar nga e para.
Serbia shpreson që të ketë me saktësi datat e caktuara për bisedimet e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në rast se nuk do të fitonte statusin e kandidatit, qeveria demokratike do të rrezikohej në zgjedhjet e pranverës.
Top Channel