Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor ka deklaruar se asnjë vend në Ballkan nuk do t’i marrë leje Beogradit për të vizituar Kosovën.

Reagimi i Kosor erdhi pas deklaratave të presidentit serb Boris Tadic, që u shpreh kundër qëndrimit të shprehur nga Kosor në Prishtinë.

“Populli kroat dhe kryeministrat e Kroacisë nuk do të kërkojë këshilla apo leje nga Beogradi për të bërë dicka. Ato kohëra për fat të mirë kanë marrë fund”, ka deklaruar Kosor.

“Disa politikanë në Kroaci dhe Serbi nuk e kanë kuptuar ende realitetin, as 20 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë”, ka vijuar kryeministrja.

Beogradi zyrtar e cilësoi si anti-evropiane deklaratën e Kosor në Prishtinë se, Kroacia është miku më i madh i Kosovës në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA