Zyrtarë të komandës së KFOR-it deklarojnë se kanë bindur komunitetin serb në veri të Kosovës që të heqin barrikadat e rivendosura gjatë natës në fshatin Zupc të Mitrovicës.

“Pasi diskutuam me ta, gjatë natës u lirua bllokada rrugore. Ekziston një lloj tensioni atje, kjo është e vërtetë, por situata është relativisht e qetë dhe ka liri të lëvizjes”, ka dekalruar zëdhënësi Hans Diter Vihter.

Vihter nuk ka dhënë detaje të angazhimeve të NATO-s në veri, por ka ritheksuar gatishmërinë e trupave për t’iu përgjigjur cdo situate.

“Nuk publikojmë detaje për operacionet apo për numrat e ushtarëve, por të jeni të sigurtë se kemi mjaft trupa për t’u përballur me cdo situatë”, ka shtuar zëdhënësi.

Barrikadat ishin vendosur nga banorët serbë si shenjë proteste ndaj operacioneve të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për të arrestuar autorët e djegies së pikave kufitare dhe vrasjes së agjentit Enver Zymberi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA