Thaci e Petrovic, vizitë në Prilluzhë
26/08/2011 09:55
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe zëvendëskryeministri Sllobodan Petrovic do të vizitojnë sot fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrisë, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e urës së fshatit.
Thaci dhe Petrovic, njëherësh ministër i Pushteti Lokal, do të takojnë banorët e fshatit Prilluzhë për t’u njohur me problemet e tyre.
“Vizita ka për qëllim njohjen nga afër me shqetësimet e qytetarëve dhe mundësitë e përmirësimit të mirëqenies së tyre”, thuhet në një njoftim zyrtar.
Banorët serbë të këtij fshati kanë kundërshtuar ndërtimin e urës, e cila do të mundësojë lëvizjen e banorëve të 12 fshatrave që shtrihen përgjatë Cicavicës, ndërkohë që do të përfitojnë edhe 15 mijë banorë të kësaj ane.
Top Channel