Është arrestuar pasditen e djeshme në Fushë Krujë një i ri 34-vjecar, i dyshuar si një prej autorëve të sulmit ndaj një të moshuari në qendër të qytetit.
Lajmin e bëjnë të ditur sot burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Lulzim Zemuni, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e tij Përparim dhe Dritan Zenuni, 26 dhe 27 vjec.
Këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin paraditen e djeshme sulmuan me leva hekuri dhe thika 51-vjecarin P. Rreshka, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Burimet shtojnë më tej se policia i ka kaluar materialet proceduriale prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur akuzat e “plagosjes në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” ndaj të dyshuarve.
Top Channel