Davutogllu, sot në Kosovë
26/08/2011 09:45
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, do të nisë sot një turne diplomatik në katër vende të Ballkanit.
Ndalesa e parë e Davutogllu do të jetë Kosova, ku ai do të qëndrojë deri më 28 gusht.
Sipas mediave ballkanase, turi më pas do të vazhdojë në Bosnjë e Hercegovinë me një tjetër vizitë dyditore.
Burimet shtojnë se pjesë e axhendës së shefit të diplomacisë turke janë edhe Bukureshti e Beogradi.
Top Channel