Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia nuk do t’i heqë institucionet e saj në Kosovë, edhe nëse një gjë e tillë do t’i kushtojë mosmarrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

“Serbia nuk do ta braktisë popullin e saj në Kosovë, por nuk do të heqë dorë as nga euro-integrimet. Nëse politika evropiane do të kërkojë që Serbia të përcaktohet, përgjigjja ime do të jetë: Serbia nuk heq dorë nga interesat e saj legjitime”, citojnë mediat serbe presidentin Tadic.

Tadic ka theksuar se nuk do ta braktisë politikën e ruajtjes së interesave kombëtare në Kosovë dhe të udhëheqjes së Serbisë drejt BE-së, sepse për këtë politikë, sic thotë ai, ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Serbisë.

“Nëse do të marrim statusin e kandidatit dhe datën për negociata, kjo vetëm pjesërisht varet prej nesh. Unë jam i bindur se Serbia do të përmbushë cdo kërkesë që është në përputhje me kriteret e Kopenhagenit. Nëse BE-ja do të përmbushë rolin e saj, kjo mbetet për t’u parë”, ka shtuar Tadic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA