Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fabrikën e ferro-nikelit në Drenas të Kosovës.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme materiale tek banesat përreth. Burimet paraprake njoftojnë se një person ka mbetur i plagosur lehtë.

Pas shpërthimit banorë të Drenasit dhe punonjës të uzinës së ferro-nikelit janë mbledhur para godinës duke protestuar për kushtet në të cilat ata punojnë. Punonjësit kanë kërkuar më shumë siguri në ambientin e tyre të punës.

Ky ishte shpërthimi i dytë me përmasa të mëdha në këtë uzinë, pas atij të ndodhur dy muaj më parë. Fatmirësisht shpërthimet kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo humbje njerëzore.

Top Channel