Avokatët mbrojtës të ish-gjeneralit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic, do të kenë kohë deri javën e ardhshme për të treguar nëse janë dakord që gjykimi i të akuzuarit të ndahet në dy pjesë.

“Mbrojtja ka kohë deri më 31 gusht”, ka deklaruar gjykatësi i cështjes, Alfons Ori.

Zyra e kryeprokurorit të Hagës, Serge Brammertz, i kërkoi javën e kaluar gjykatës ndarjen në dy pjesë të cështjes së Mlladic.

Prokurorët propozuan që “kasapi” fillimisht të gjykohet për masakrën e Srebrenicës dhe më pas për akuzat e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA