Ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj do
të paraqitet sot për herë të parë në Gjykatën e Qarkut, në procesin
kundër tij dhe nëntë të tjerëve për krime lufte në Kleçkë.

Lajmin e ka konfirmuar për radion Evropa e Lirë, këshilltari i tij Endrit Shala, i cili ka deklaruar shkurtimisht se seanca ka të bëjë me konfirmimit e aktakuzës së ngritur për krime lufte në Kleçkë.

Prokurori italian, Maurizio Salustro do të kërkoj të konfirmohet aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile dhe për krime kundër të burgosurve të luftës.

Zoti Limaj kohë me parë ka deklaruar se nuk është fajtor dhe për periudhën që akuzohet siç është shprehur ai në prill të vitit 1999 nuk ka qenë në Kosovë, por në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA