Nënkryetari i PDK-së njëherësh  deputeti Fatmir Limaj u paraqit rreth
ores 9  e 30 të mëngjesit në në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku po i
konfirmohet aktakuza që e ngarkon atë dhe 9 ish- luftëtarë të tjerë të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime të kryera gjatë luftës në
fshatin Kleçkë të Lipjanit.

Limaj u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Tomë Gashi. Ai ka thënë se nëse fillon gjykimi ndaj klientit të tij, mbrojtja do të ftojë për të dëshmuar të gjithë ish- pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për të treguar se në kohën për të cilën akuzohet Limaj, ai ka qenë në Shqipëri.

Seanca për konfirmimin e aktakuzës është caktuar të mbahet një muaj pasi prokurori italian, Maorizio Salustro e ka ngritur aktakuzën.

Deputeti Fatmir Limaj apo komandant Çeliku, ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për krime të supozuara në Llapushnik, ndërsa tani pritet që të gjykohet për krime që, sipas prokurorive ndërkombëtarë janë kryer në fshatin Kleçkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA