Ndonëse njohja e pavarësisë së Kosovës po vazhdon, por me intensitet më të ulët, autoritetet në Beograd thonë se po zbatohet me sukses plani i veprimit kundër pranimit të shtetit të ri në Kombet e Bashkuara.
Milivoje Mihajlovic, shef i zyrës së medias në qeverinë serbe thotë se “diplomacia e heshtur” ka funksionuar. Ai tha se lobimi i Serbisë është në bazë të planit të veprimit të hartuar nga Serbia që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se ka kontakte të vazhdueshme jo vetëm me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe me ato që e kanë njohur atë.
Ai thotë se Kosovën janë duke e njohur shtete të vogla dhe kjo nuk ka rëndësi pasi në fund cështja duhet të zgjidhet në Kombet e Bashkuara. Mihajlovic e quajti të suksesshme fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës së ndërmarrë nga Ministria e Jashtme serbe.
Top Channel