Hetimet e misionit evropian për rastet e fundit në veri kanë sjellë
rezultat. Prokurorët kanë arritur të identifikojnë dhe të mbledhin prova
për të dyshuarit kryesorë në dy incidentet më të mëdha që kanë pasuar
dërgimin e njësitit special të Policisë së Kosovës në pikat kufitare 1
dhe 31 më 25 korrik.

Prokurorët kanë prova si për të dyshuarit në vrasjen e policit Enver Zymberi, po ashtu edhe për djegien e portës kufitare numër 1.

Burime brenda EULEX-it, të cilave u referohet Telegraf, kanë konfirmuar rezultatet dhe kanë shpjeguar se një person është i të dyshuari kryesor që ndërlidh të dyja rastet.

Që nga e enjtja e kaluar ekziston një plan operativ për ta arrestuar këtë të dyshuar, por lëvizjet e shpeshta të tij dhe mbështetja që ka nga komuniteti kanë bërë që të hezitohet realizimi i aksionit.

Të dielën, në vend të aksionit të arrestimit, EULEX-i i mbështetur nga KFOR-i ka kryer një aksion tjetër me qëllim të marrjes së provave materiale për djegien dhe shkatërrimin e portës kufitare 1, që ka zgjuar dilema te zyrtarët e KFOR-it dhe të EULEX-it nëse duhet që aksionet të bëhen në këtë kohë.

Zyrtarët e EULEX-it, të siguruar nga KFOR-i, kanë hyrë të dielën në fshatin Leshak afër Jarinjës, ku kanë konfiskuar një buldozer që dyshohet se është përdorur për shkatërrimin e portës kufitare. EULEX-i ka arrestuar dhe e ka liruar më vonë pronarin e buldozerit, i cili sipas informacioneve ka rezistuar dorëzimin e provës materiale.

EULEX-i bind serbët lokalë

EULEX-i pretendon se ka bindur serbët lokalë se aksionet në veri po kryhen nga misioni evropian dhe janë pjesë e hetimit të ngjarjeve të 27 korrikut kur u dogj pika 1 në Jarinje.

Në një komunikim nëpërmjet postës elektronike EULEX-i konfirmoi se hetimet po vazhdojnë dhe se në aksionin e së dielës kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarët policorë të policisë së Kosovës të stacionit në Leposavic.

Nga ana tjetër, EULEX-i sqaron se KFOR-i ka komunikuar me mediat serbe dhe u ka thënë se protestuesit janë bindur se EULEX-i po heton diçka që është përkrahur edhe nga Serbia.

Një ditë më parë serbët e Leshakut bllokuan hetuesit e EULEX-i dhe KFOR-in në fshatin Postenje dhe penguan punën e tyre në hetimin e një buldozeri i cili ishte përdorur për djegien e pikës 1 në Jarinje. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA